‘039 Fast Food’ nga Peja në zemër të New York-ut

Një sipërmarrës i ri pejan, Ilir Pishtani, ka hapur “039 Fast Food” në qendër të New York, duke sjellë kuzhinë tradicionale pejane dhe kosovare me emrin që mban prefiksin e qytetit – 039.

Hapja u bë me pjesëmarrje të madhe të komunitetit shqiptar dhe personaliteteve të njohura.
Pishtani u shpreh krenar që po sjell “një copëz të Pejës në New York”, ndërsa interesimi i konsumatorëve që në ditët e para ka kaluar pritjet.

“Ëndrrat bëhen realitet”, tha ai, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen./Pejabiznes

LEXO EDHE: