11 vjeçari nga Peja shijon momentin me “mysafiren” e veçantë në fshatin e tij   

Një moment i thjeshtë por magjik u kap nga objektivi i kamerës sot në Lybeniq të Pejës, teksa një flutur e bukur, me krahë të hapur, u ndal për pak të pushojë në dorën e 11-vjeçarit Din Huskaj.

Dini shprehet se admirimi për këto insekte të buta i ka dhënë një gëzim të veçantë sot: “Sot kam këtë ‘mysafire’ dhe më ka gëzuar pa masë”, tha ai.

Një moment që rikthen thjeshtësinë dhe bukurinë e natyrës në jetën e përditshme./Pejanefokus/ImageofPeja.

LEXO EDHE: