Sporti që nuk u ndal: çiklistët e Pejës në vitet e pasluftës

Kjo fotografi sjell një kujtim nga periudha pas luftës, kur ekipa e çiklizmit të Pejës ishte gati për nisje drejt garës në relacionin Pejë – Kullë, një aktivitet që në atë kohë kishte rëndësi sportive, por edhe simbolike.

Në foto shihen çiklistët: Kushtrim Mula, Sherif Boshnjaku, Urim Mula, Burim Loxha dhe Visar Vokshi, të cilët përfaqësonin Pejën në garat e para çiklistike të organizuara pas përfundimit të luftës.

Këto gara ishin një shenjë e rikthimit të jetës sportive dhe aktivitetit normal në qytet, si dhe një dëshmi e përkushtimit të sportistëve pejanë për të mbajtur gjallë sportin edhe në rrethana të vështira. /Image of Peja/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: