20 vite prej ndarjes nga jeta të Valdet (Bel) Muriqit

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, familja e kujton me mall dhe dhimbje të pashuar të dashurin e tyre.

VALDET (BEL) MURIQI: 06.06.1976 – 19.01.2006

“Koha kalon pa u ndalur, por mungesa jote mbetet po aq e rëndë sa ditën e parë. Janë bërë 20 vite që nuk je fizikisht mes nesh, por boshllëku që le pas nuk është mbushur kurrë.”- shkruan familja.

“Ka plagë që koha nuk i shëron, vetëm na mëson t’i mbajmë me vete në heshtje. Jeta pa ty na ka vënë në prova të rënda, por dashuria dhe kujtimi yt na kanë mbajtur në këmbë.”- thuhet tutje.

“Çdo hap përpara e kemi bërë duke të pasur ty në zemër. Emri yt nuk është vetëm një emër, është kujtim, krenari dhe amanet.”- vazhdon reagimi.

“Ti nuk u largove kurrë vërtet. Jeton në çdo kujtim dhe në çdo lutje. Do të mbetesh përgjithmonë i paharruar dhe i gjallë në zemrat tona.”- përfundon shkrimi.

Bashkëshortja: Arbëresha dhe djemtë: Arbëri dhe Valdeti./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: