Shtëpia e Emin Musës në Pejë

Kjo shtëpi e cila ndodhet në rrugën “Halit Kasapolli” në Pejë, e ndërtuar në fund të shekullit XVIII, me dimensionet 14 me 10, me kate përdhesa plus një kat, nga aspekti arkitektonik është ndërtim tipik qytetare pejane.

Vlerat e kësaj shtëpie pasqyrohen në arkitekturën e saj, tipologjinë, skemën dhe kompozicionin e objektit, sepse në të vërehen ndikimet e ndërtimeve të shekujve të mëhershëm, që janë realizuar në qytetin e Pejës.