Klubi Besa nga Peja ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se klubi nuk do të shuhet, por do të marrë pjesë në garat e futbollit të Kosovës për sezonin 2022/23.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Besa nuk do të marrë pjesë në këtë sezon, pas problemeve të mëdha financiare.
Gjithashtu u raportua se tri herë kampioni i Kosovës rrezikon shuarjen shkaku i këtyre problemeve të mëdha.
Megjithatë, Besa ka reaguar me anë të faqes zyrtare duhet konfirmon pjesëmarrjen në garat e futbollit për sezonin 2022/23 në Ligën e Dytë.
“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare.
Ndër të tjerash, klubi pejan konfirmoi se janë duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamires në çfarë do forme është i mirëseardhur.