Në emër të redaksisë Peja në Fokus, Valdrin Daci në shenjë falënderimi për kontributin dhe kujdesin ndaj ambientit në Çarshinë e Gjatë i ka ndarë mirënjohje puntorit e KRM Ambienti SHA PEJË, Sali Berisha, i cili me përkushtim kryen detyrën e tij.

Ndryshe, Berisha çdo ditë bënë të njejtën punë me konteinerin që e shtyen para, duke vizituar tregtarët e kësaj ane derë më derë, e dyqan për dyqan për të mbledhur gjësendet që kanë për t’u hudhur në shportë dhe kështu çarshia “lulëzon” nga ambienti i pastërt/Peja në Fokus