AMBASADORI SUEDEZ I DREJTOHET PUBLIKUT PEJAN ME ANË TË FAQES PEJA NË FOKUS

Nga përshtypjet e tij për qytetin e Pejës, nisur nga artizanatet, qebaptoret e deri tek zhvillimi ekonomik i kësaj komune, mundësia për sjelljen e investimeve dhe frekuentimin e turistëve suedez në destinacionin tonë turistik, roli i rinisë dhe përkrahja e tyre, ishin vetëm disa nga pikat, për të cilat biseduam me Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund në Kosovë, bisedë të cilën po e sjellim të artikuluar në shkrim, enkas për lexuesit e Peja në Fokus.
Peja në Fokus: Ambasador Westerlund, cilat janë përshtypjet tuaja për qytetin e Pejës?
Ambasador Westerlund:“Epo, unë, vërtet jam i impresionuar me qytetin e vjetër, si dhe me të gjitha dyqanet e arit në këtë qytet, por dhe për qebaptoret gjithashtu. – Vërtetë më pëlqejnë shumë qytetet nëper botë që kanë rrugë pa trafik. Kjo ju bën shumë më pak stresues dhe mund të degjoni më shume tinguj në qytet kur nuk keni makina. – Kështu ne shkuam, duke ecur nëpër rrugën kryesore dhe vizituam disa prej dyqaneve të floririt dhe ata na treguan historitë e tyre dhe për Pejën. Gjithashtu ishim në qebaptore në këtë qytet dhe vërtetë e shijuam”
Peja në Fokus: Sipas informacioneve tona, nuk është hera e parë qëju e vizitoni Pejën, a mund të na thoni sipas jush, cili është dallimi që keni vërejtur që nga viti 1999 me tani në Pejë?

Ambasador Westerlund:”Po është një ndryshim i madh, nga viti 99 në Prishtinë dhe gjithashtu këtu në Pejë natyrisht. – E dini, e 99-ta ishte një vit shumë specifik kur shihnit automjete ushtarake kudo dhe shumë njerëz të huaj që vraponin përreth. -Tani është një pamje krejtësisht ndryshe. Shumë më relaksuase. Po. Dhe mua më pëlqen që të gjithë janë kaq miqësorë, mund të flasësh me këdo këtu dhe ata vijnë dhe ju përshëndesin e bejne pyetjet e tyre. Mirë. Më pëlqen shumë kjo”

Peja në Fokus: Pra, duke e ditur që Peja është një destinacion turistik, jo vetëm në rajon por edhe në botë, çfarë mendoni, cilat janë hapat që duhet të ndermarrim për te sjellur më shumë turistë te huaj, me theks ata suedez?
Ambasador Wusterlund:”Epo unë jam shumë i lumtur që ma bëtë këtë pyetje. Kjo është diçka në të cilën do të doja të përqendrohesha. Shohë potencial të madh në Kosovë në përgjithësi, si në Prishtinë ashtu edhe në Pejë. – Dhe unë vërtetë dua të tërheq turistë suedezë të vijnë këtu, sidomos kur bëhet fjalë për eko turistët, por edhe turistët e kafshëve të egra dhe llojin e turistëve aventurë që mund te vijnë këtu. Si Prishtina ashtu edhe Peja kanë qendra të shkëlqyera të qytetit për të tërhequr turistët. – Njëkohesisht Peja është afër maleve dhe kjo është ajo që më pëlqeu sot, perderisa isha ulur në qebaptore, i shihja malet, dhe kur i afrohesh lumit, sheh luginën mes maleve. – Pra, këtu është jashtëzakonisht bukur. Kështu që unë shoh një potencial të madh në këtë vend. Dhe siç mund ta dini, suedezët i duan aktivitetet në natyrë shumë më tepër se çdo komb tjetër evropian në Evropën Perëndimore. – Kemi shumë njerëz që shkojnë në Suedinë veriore. Kemi shumë njerëz që shkojnë për hiking në Kanada, në Itali, në Spanjë në Gjermani ose Zvicër. Por sigurisht, nuk shoh asnjë arsye pse ata nuk mund të vijnë në Kosovë. Unë njoh disa agjentë udhëtimi që fokusohen në këto llojë udhëtimesh ecjeje, të cilët kanë filluar me këto udhëtime në Shqipërinë e Veriut dhe në Maqedoninë e Veriut. Por ka një hendek midis këtyre dy vendeve. – Kështu që tashmë jam në kontakt me një agjent të veçantë suedez, agjent udhëtimesh, për të filluar, me këto udhëtime në Kosovë.

Peja në Fokus: Sipas jush, cilat janë sfidat zhvillimore të shoqerisë kosovare që i keni vërejtur dhe cili do duhej të ishte roli i komunitetit në përgjithësi si dhe dhe i të rinjëve në veçanti, që do të sillte kontribut përmirësues të kësaj gjendjeje?

Ambasador Westerlund:”Siç e dini, Suedia ka korporatë zhvillimore me Kosovën, e cila arrinë 13 milionë euro në vit si pjesë e një plani shtatëvjeçarë për të gjithë Ballkanin Perendimor dhe Turqinë. Por 30 milionë euro janë të veçanta për Kosovën. Pra ne përpiqemi që të mbështesim ndërmarrjet e vogla, bizniset e reja, me fokus te veçantë në mbështetjen e vajzave të reja ndërmarrëse, pa veçuar ndonjë sektor të vençantë, por në pergjithesi të mesojnë menagjimin e biznesit. – Pra, kjo është një mënyrë për të krijuar mundësi për ta, por edhe për ata nga ana tjetër, për të krijuar mundësi arti. Po më thonë se ka ende disa të rinj që mund të largohen. Dhe ky është, nëse mund të them një rrezik në çdo vend kur të rinjtë largohen, gjë e cila duhet parandaluar. – Dhe pyetja është si ta bëni këtë? – Dhe pastaj keni nevojë për mundësi pune. Dhe kështu unë besoj se ëndrra ime do të ishte që të bëja që kompanitë suedeze të fillojnë prodhimin e mundshëm. Është një sfidë, por mendoj se është e realizueshme. Të paktën kjo është ajo që unë jam duke u përpjekur të bëjë”

Peja në Fokus:”Ndonëse Kosova mund të cilësohet mbase si një treg i vogël, sipas jush, a mendoni që kompanitë suedeze mund të investojnë në vendin tonë?

Ambasador Westerlund:”Ju keni të drejtë në këtë pikepamje. Por unë mendoj se ka dy tendenca tani në botë, që kompanitë evropiane, duke përfshirë suedeze, po e kthejnë prodhimin e tyre nga Kina dhe Azia Juglindore në Suedi dhe në Evropë. – Pra ekziston një mundësi dhe për të shfrytëzuar këtë mundësi, atë lloj tendence që shumë kompani evropiane po lëvizin prodhimin nga Kina në Evropë. – Dua të them disa po e kthejnë prodhimin në Suedi, por disa do të pëlqejnë akoma t’i kenë ato prodhime në vende me kosto të ulët pune dhe këtu është vendi ideal për këtë, ashtu mendoj unë. – Dhe tendenca e dytë është se shumë kompani në Suedi kishin prodhim në Ukrainë dhe Rusi, veçanërisht në industrinë e përpunimit të drurit. Dhe ata tani po kërkojnë me dëshpërim vende të tjera ku mund të kenë prodhimin e tyre. Dhe tani më të vërtetë është çasti i duhur për këtë. – Pra, këto dy tendenca janë të rëndësishme dhe unë shpresoj që të përfitoj nga këto dy tendenca dhe të shoh se çfarë mund të bëj. Por, kjo është një ëndërr sigurisht, nga ana ime qe të përpiqem e të ndihmoj me këtë. Le të shohim se ku do të arrijë. Kështu që unë mendoj se rinia është shumë e rëndësishme dhe ne përpiqemi të mbështesim grupe të ndryshme rinore. Ne, gjithashtu mbështesim ICK, Qendrën e Inovacionit në Prishtine e cila gjithashtu fokusohet tek sipërmarrësit e rinj”

Peja në Fokus: Ambassador Westerlund, për ne ishte kënaqësi të kishim një bisedë me ju. Faleminderit që ndatë nga koha juaj e çmuar dhe të përgjigjeni në pyetjet tona.

Ambasador Westerlund:”A mund tw shtoj diçka? – Ndoshta, ju keni dëgjuar se edhe unë kisha një udhëtim në Belfast gjatë kësaj fundjave, së bashku me kombetaren e Kosovës dhe kjo është fantastike, sepse në këtë ekip janë tre lojetarë suedez folës dhe kjo dëshmon si një shembull për lidhjen dhe bashkepunimin mes te dyja vendeve. E dimë që në Suedi janë 60 000 kosovarë, shumica prej të cilëve janë edhe nga Peja”.
Intervistoi:Peja në Fokus