Sot është bërë përurimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza(ITUZ) në Pejë, me lokacion në fshatin Gorazhdevc.
Sipas investitorëve, ky projekt pritet të kontribuoj në përmirësimin e cilësisë së lumenjëve dhe liqeneve, ujërave nëntokësore, si dhe synon mbrojtjen e ujit të lumit “Drin” që derdhet në shtetin fqinjë të Shqipërisë.
Peja në Fokus nga informacionet që ka marrë nga ana e Komunës së Pejës dhe Kompanisë “Hidrodrini”, ky impiant u financua nga këta investitorë dhe ka shumat si më poshtë:
-Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milionë euro,
-Qeveria gjermane me 9 milionë euro,
-Qeveria zvicerane me 8 milionë euro
-Komuna e Pejës me 3milion dhe mbi 800 mijë të tjera në raportme shpronësimet e tokave.
Nga ana tjetër, në këtë projekt të impiantit si më i madhi në Kosovë deri më tani, janë të punësuar 14 persona, të cilët janë në fazën e trajnimit nga eksperët gjerman/Pejanefokus