NJË I PARABURGOSUR TENTON TË KRYEJ VETËVRASJE NË PEJË

Një i paraburgosur kishte tentuar të bëjë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Ai më pas është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman.

Rastin për Peja në Fokus e ka konfirmuar Besnik Ibraj, shef në Emergjencën e spitalit.

Sipas tij, pacienti ndodhet në intensive dhe gjendja e tij është stabile/Pejanefokus