Janë të shumta zejet e vjetra më të cilat identifikohej dhe krenohej qyteti i Pejës dikur, por që fatkeqsisht dita ditës ato janë në zhdukje e sipër.
Në mesin e këtyre veprimtarive është edhe zeja e farkatarëve, që mund ta gjeni ende në Çarshinë e Gjatë në Pejë, njëri prej të cilëve është edhe Erolli, nga familja e Ibrahim Berishes, zejtar i këtij zanati.
Ndonëse kjo zeje po zhduket dita ditës në qytet, Erolli thotë se dikur farkëtarët kanë qenë prodhuesit më të mirë në botë, ndërsa ndonëse duket sheshazi se është një zanat që nuk vlerësohet si dikur, ai i kushton tërë ditën kësaj pune.
Ndryshe nga sot, kohë më parë pjesa ku ndodhet sot puntoria e familjes së zejtarit Berisha, ishte e mbushur me njerëz që e kanë ushtruar këtë zanat, ndërsa tani prej të paktëve ka mbetur ai.
Me përkushtim të madh, ai nuk lodhet së punuari dhe shpreson që këtë punë do ta vazhdoj deri në fund të jetës.
/Peja në Fokus