Basketbolli dhe Peja kanë lidhshmëri emocionale mes vete, ndërsa nga ky qytet i cili njihet si qytet i këtij sporti, nuk kanë dalur vetëm basketbollist e basketbolliste të dalluara, por edhe gjyqtarë të këtij sporti.
Kur flasim për gjyqësinë në këtë sport, na vie në mend edhe Hajredin Zeka- Hajra që dha kontribut në këtë drejtim, ndërsa sot flasim edhe për tre gjyqtarët e tjerë, si: Dren Pudarolli, Aron Laja e Ilir Shala.
Pudarolli tash e 19 vite është gjyqtar superlige, Laja është potencial për këtë ligë, me përvojën e akumuluar ndërsa Shala, në ndarjen e drejtësisë në Superligen e femrave, si dhe në ligën e parë tek meshkujt.
Këta tre gjyqtarët pejan, me aktivitetin e tyre në këtë drejtim forcojnë faktin se Peja nuk ka vetëm lojtarë të përkushtuar, por edhe gjyqtarë të dalluar.