Në kuadër të tregut të bizneseve në qytetin e Pejës bën pjesë edhe rrjeti i suksesshëm biznesorë i marketeve Freshi, i cili po plotëson 28 vite të funksionimit të tij.
Rikujtojmë se Market “Freshi” në Pejë – Si storje e suksesit, me traditë që nga 1994 e deri më sot, në kohën e viteve të 90-ta, atëherë kur bizneseve private kishte filluar t’u cenohej veprimtaria, si dhe ekzistenca e tyre po vështirësohej, skenës së ekonomisë vendore, i’u bashkua Market “FRESHI”, i cili nisi punën në vitin 1994 në qytetin e Pejës, për të vazhduar deri në fillimin e luftës në 1999.
Rikthimi i sërishëm në prag të viteve 2000, sikurse për tërë ekonominë ishte i vështirë edhe për Market “FRESH”-in, mirëpo familja Kuraja nga Peja, ishte e vendosur në arritjen e synimit për qëndrueshmëri, e që sot kur po shënojmë mesin e vitit 2022, vit ky që ishte pak a shumë rikëndellje pas pandemisë, mirëpo po aq edhe sfidues për mbarë ekonominë e botës, këtë biznes familjar e gjejmë të shtrirë në stilin e rrjetit të marketeve nëpër disa lagje të Pejës.
-Shtrirja e “FRESHIT” në lokacionet si:
Tek Sheshi “Skenderbeu”(te tuneli),
Lagjeja KARAGAQI;
Lagjeja DARDANIA;
Tek Stacioni i autobusëve;
Lagjeja e SPITALIT;
Edhe oferta e këtij marketi, e pasur me produkte, si vendore dhe ndërkombëtare, me aksionet e ndryshme, i ofrojnë zgjidhje kosumatorit, e që mënyra e shërbimit ndaj tij është ajo që e dallon nga marketet e tjera.
-Tradita 28 vjeqare e funksionimit të Market “FRESHIT” premton shtrirje edhe në lagjet e tjera, madje shumë shpejt./Peja në Fokus