Në hapësirat e parkut “Karagaqi”, në Pejë është planifikuar që për festën e flamurit të përurohet memoriali me shtatoret e katër heronjëve kombëtar.
Aty ku më herët ndodhej monumenti i luftës së dytë botërore, do të vendosen shtatoret e Skënder Çekut, Agim Qelajt, Bekim Berisha Abeja, e Xhemajl Fetahaj.
Për këtë punë është duke punuar skulptori rugovas, Gëzim Muriqi, i cili ka bërë të ditur se është në përfundim të punës së tij.
Për këtë projekt Komuna e Pejës ka ndarë 264 mijë euro./Pejanefokus