Sot kemi nderin që të prezentojmë Medina Kabashi Broqin – mёsimdhёnёse e gjuhёs angleze nё Pejё, e cila me pasion kryen misionin e saj.
-Mësuesja e re, por me përvojë të konsiderueshme, Medina që studimet i ka mbaruar nё Universitetin e Prishtinёs, ndёrsa njё pjesё tё tyre ka vijuar nё Universitetin Vechta nё Gjermani, vjen nga familja Kabashi e Istogut, e martuar në Pejë, tek familja Broqi.
-Ajo është bashkëshortja e Florinit të cilin e ka krah të fortë për misionin e saj si mësuese, por edhe si nënë për t’u kujdesur në rritjen e djalit të tyre të vogël Munirit, të sapo ardhur në jetë.
-Realizimi i ëndrrës së saj për të qenë mësuese e gjuhëve të huaja nuk i ka mjaftuar! – Për të shkuar më largë drejt sukseseve, ajo themelon qendrën e gjuhёve tё huaja “Bridge” nё qytetin e Pejёs, nga ku tash rezultojnë kuadro që flasin gjuhë si gjermanishtja, anglishtja etj..
-Mësuesja Medinë, që profesionin e mёsimdhёnies filloi t’a ushtrojё qё nga viti 2016, nё Prishtinё, njёkohёsisht ёshtё angazhuar nё projekte tё tjera lidhur me ngritjen e nivelit tё arsimit nё Kosovё.
-Nё vitin 2019, ka qenё ligjёruese e gjuhёs angleze nё kampin ushtarak Bondsteel nё Ferizaj; nga viti 2020 ёshtё angazhuar si trajnere e mёsimdhёnёsve tё shkollave publike nga Kёshilli Britanez (British Council) pёr tё kontribuar nё projektin “Aftёsitё e shekullit 21,” si dhe ёshtё njё ndёr organizatoret e konferencave arsimore nё Kёshillin Rinor tё Ballkanit (Balkan’s Youth Council). #Pejanefokus