Muharem Sylqa nga Peja, i cili ndëroi jetë në vitin 2017, ishte një njeri i urtë dhe po aq i guximshëm, duke dhënë kontributin e tij me aktivitetet e ndryshme, si në vitet e më hershme e deri tek lufta e fundit në Kosovë.
Në vitet 50-ta ka qenë edhe i burgosur për falmurin kombëtar, si pjesmarrës i protestave të atëhershme së bashku me veprimtarin e njohur pejan Rashid Goranin.
Qytetarët e Pejës e kujtojnë haxhi Muharremin si njeri altruist, i cili në kohën e luftës, me biçikletën e tij ka vizituar familjet pejane që kanë mbetur në qytet, duke u dërguar ushqim.
Një ndër rastet që na e kanë treguar vet familjarët e të ndjerit, lidhur me periudhën e luftës së fundit në Pejë, e që konsiderohet edhe storia më magjepse është se:”Në kohën e luftës o konë kur serbët kanë ardhë me plaçkit shtëpinë te axha, kur jem konë aty, haxhi Muharremi ka dalë edhe ata(serbt) i kanë thonë na jep paret, e ky u përgjigj qe s’kom pare, ata prap:’qiti more paret! – ky prap:’skom pare!’. Ata kanë thonë:’ok pra, kena me te vra..!’ – e ai u’a kthen:’në rregull, veç pritni pak t’a thom shahadetin, e kur e ka thonë shahadetin me zo, ata serbt si mu tut edhe kanë vendosë me lonë, mos me vra edhe kan dalë nga aty” – vazhdojnë rrëfimin familjarët duke shtuar:”Qaq mo o konë i pregaditum, sa qeë e ka bo edhe vorrin gati, te shpia e axhes aty”.
Sylqa, krahas aktiviteteve të tij kombëtare e fetare, ishte i njohur edhe me idetë e tij prej një kopshtari të mirë, e ideator i ndërtimit të kopshteve të objekteve kulturore në Pejë/Pejanefokus