Federata Botërore e Xhudos ka botuar librin “Judo Legends” (në shqip: Legjendat e Xhudos), në të cilin janë përmendur sukseset e xhudistes së njohur kosovare, Majlinda Kelmendit nga Peja, si dhe shoqet e saj.
Në libër gjithashtu është cekur rekordi i Kelmendit në librin Guiness, për më së shumti medalje të arta të fituar në periudhën 2010-2020.
“Vasha kosovare e xhudos mban rekorde të pabesueshme në botën e xhudos… Mbajtja e Rekordit Botëror Guiness për më shumë medalje të arta të fituara në turneun botëror të IJF nga 7 maji 2010 deri më 24 tetor 2019”, thuhet në libër.
Tutje në libër janë shkruar hapat në karrierën e sportistes nga Peja dhe një deklaratë inspiruese nga ajo, si dhe një fotografi e përbashkët me dy medalistet tjera të arta kosovare, Distra Krasniqin dhe Nora Gjakovën./Peja në Fokus