“KOPERATIVA” E BERBERËVE TË PEJËS

Një ndër kulturat e veprimtarive të moçme të Pejës është edhe zeja e berberëve.

Në fotografinë që ka siguruar Redaksia Peja në Fokus, e cila thuhet të jetë realizuar rreth viteve të 50-ta, paraqiten disa veprimtarë të kësaj zeje.

Në anën e majt të fotografisë, qëndron i ulur Shaban Lajqi, më pas Remzi e Mazllom Mulla, si dhe Hajdar Zeka, Hivzi Picaku etj..

Lokacioni i dyqanit të tyre ishte afër Shtëpisë së Mallërave, gjegjësisht në rrugën që sot emërohet “Eliot Engel”./Peja në Fokus