Gazetarët e portalit Peja në Fokus në mëngjesin e së enjtes ishin mysafirë në emisionin e mëngjesit tek televizioni Euronews Albania.
Së bashku me redaktorin e Peja në Fokus, Valdrin Daci, të ftuar ishin edhe Prokurori i Prokurorise Themelore të Pejës, Dorian Juniku dhe aktivistja nga Tirana, Sevim Arbana.
Në emision u diskutua për rastin e aktit të dhunës ndaj Minire Nuraj, që ndodhi ditëve të fundit në shtëpinë për kujdesin e të moshuarve “Orenda” në Pejë, nga infermieret e saj, më në krye me infermieren Aurona Pelaj.
Redaktori Daci nga Peja në Fokus, në këtë emision kontriboi duke ndarë informacionet e mbledhura, pas përcjelljes së ngjarjes rreth rastit në fjalë.
🔗Linku i emisionit direkt: https://m.youtube.com/watch?v=1G6SQYPCI6s