HISTORIKU I SHTËPISË SË ZADE QORKADIUT NGA PEJA

Një nga kafiteritë më të frekuentuara në qytetin e Pejës është ”Zade Lounge Bar”, e cila ka filluar punën në dhjetor të vitit 2019, por që objekti në të cilin vepron ky biznes ka një histori dhe një përmbajtje karakteristike, duke nisur nga ish-pronarja e cila kujtohet që në hyrje të lokalit, e po ashtu edhe nga ana qytearëve që e njohën atë drejtpërdrejt.

Qytetarja Shazade Qorkadiu, apo Zadja nga Peja, ishte mbesa, apo ndryshe vajza e vajzes së Hysen Broqit, një ndër tregtarët e njohur të dikurshëm në Pejë.

Nëna e Zades, nga babai i saj Hyseni e trashëgoi një shtëpi njëkatëshe, afër shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, apo siç njihet tashmë rruga “Elena Gjika”.

Pasiqë Zadja nuk ishte e martuar, pas ndarjes nga jeta të nënës së saj, si dhe martesës të së motrës, shtëpinë në fjalë e trashëgon vet Zadja.

Pas një kohe, pasi që edhe vet Zadja ndëroi jetë, shtëpia e saj mbetet e pabanuar, kurse për koincidencë në atë lokacion lind ideja që të hapet një kafiteri, e cila do të shpiente tek vet shtëpia e saj, për të marrë më pas emrin e vet pronares së shtëpisë.

Iniciativa do të niste nga dy ndërmarrësit pejan, Filonid Gjikolli dhe Sali Devolli, të cilët për hapjen e një kafiterie u përcaktuan që lokacioni të jetë ish-shtëpia e Shazade Qorkadiut.

Në pamundësi të rinovimit të shtëpisë së vjetër të Zades, të dy ndërmarrësit morrën përsipër rënimin e saj, si dhe rindërtimin që nga fillimi, për ta bërë atë si një kafene e cila sot njihet me emrin “Zade”, duke aluduar në pronaren e objektit të shtëpisë.

Pas ndërtimit nga fillimi të këtij objekti, i cili fllimisht planifikohej vetëm që të rinovohej, por që një gjë e tillë ishte e pamundur, nga aty janë marrë shumë pjesë përbërse duke filluar nga xhamat e dritareve e deri tek rezja e deres, të ruajtura me xhelozi, gati se 200 vjet të vjetra dhe janë përdorur për objektin e ri të ndërtuar tashmë.

Tek çështja e diskutimit për emërtimin e kafenesë, objekti i së cilës është i ri, por me stil të vjetër, në shenjë respekti për të ndjerën, lokali u emërua “Zade Lounge Bar”, për të treguar se dikur këtu jetonte zonja Shazade.

E nga ana tjetër, krahas pronarëve të lokalit, ka edhe qytetarë që e kujtojnë Shahzade Qorkadiun.

“E kujtoj shtepinë dhe zonjen Shahzade me shumë emocion. Kam shkuar shumë në ketë shtëpi me mbesen e tyre e cila ishte shoqja ime. Dhe në vijim çdo ditë duke kaluar këtej rruga me çonte nga shtepia për në pune dhe anasjelltas. Respekt për kujdesin e punëve për renovim”- shprehet zonja Nazlije Berisha.

“Tezja Shahzade ka qenë njeri i mrekullushëm. Bravo pronarit të lokalit që nuk e ka lanë pa e kujtu këtë zojë të mrekullueshme”- thotë Teuta Gorani.

Sot, kjo shtëpi e kthyer në një kafiteri sot vizitohet nga shumë qytetarë, për të kaluar kohën e tyre të lirë, si dhe për ta shijuar servimin e menysë, që ofron ky biznes i gastronomisë në Pejë/Pejanefokus