RADIO CAFFE NË PEJË – NË PRAG TË DY DEKADAVE

Me të kaluar sheshin e qytetit përmes urës së “Milet Bahçes”, rrugës për në “Bukuresht mahallë”, pranë shëtitores së Lumbardhit, ndodhet kafiteria “Radio Caffe”, e cila së shpejti plotëson dy dekada të punës prej një lokali ikonik në Pejë.

Ishin dy pejanët, Astrim Imami – Aska dhe Agron Berisha, i cili tashmë jeton në Zvicër, të cilët në vitin 2003 morrën iniciativën që Pejës të i sjellin një kafiteri, emri i të cilës do të përcaktohet nga dikush që punon në media.

Si pjesë e ekipit të parë ndihmës të kafiterisë u angazhuan treshja e famshme e emisionit “Rrini pak pa gjum”, nga Radio Dukagjini, Arben Rexhepi, – Beni, Eroll Grapci dhe Valentin Gojani – Tini, e që ky i fundit, me miratimin e të gjithëve, kësaj kafiterie i la emrin, “Radio Caffe”, duke mbetur i njëjti edhe sot – ndërsa këtë për Peja në Fokus e konfirmon njëri prej pronarëve aktual, Vllaznim Sinani – Caki.

Një vit më vonë, më 2004 këtij partneriteti iu bashkua edhe vet Caki, i cili tregon se në tetor të vitit 2023, Radio Caffe-ja do të festojë 20 vjetorin e veprimtarisë së saj.

Ndryshe, në Radio Caffe, e cila ka klientët e saj besnik qysh prej kohës së fillimit të saj, në stinët si: pranvera, vera e vjeshta, ky lokacion mbetet vend i preferuar edhe i bashkëatdhetarëve, përderisa atë e frekuentojnë edhe figura të estradës, si Ramadan Krasniqi – Dani me shokë, për xhirime videoklipesh, por edhe për video-intervista etj.

Natyra e ambientit të Radio Caffes i përngjanë shumë një pub-i të hapur gjatë stinëve që përmendem, e cila karakterizohet me organizime të ndryshme, sikurse edhe gjatë stinës së dimrit që është një ambient i ngrohtë për tu frekuentuar.

Jo rastësisht gjatë kohës së ditës, duke shijuar kafen, klientët mund të dëgjojnë edhe tingujt e muzikës së përzgjedhur nga Radio Caffe/Peja në Fokus