ROLI I PROFESOR PEJËS NË PERIUDHA TË NDRYSHME

Sami Peja ishte një ndër personalitetet më të devotshme të çështjes kombëtare, që me angazhimin e tij nuk dha kontribut vetëm në lëmin arsimor, si profesor, por gjatë jetës së tij kontriboi jashtzakonisht në luftën për liri, në peridhua të ndryshme, madje
duke nisur nga mosha e tij rinore.
Peja filloi duke shkruar dhe shpërndarë trakte kundër okupimit të Kosovës nga Mbretëria e Jugosllavisë, nëpër Pejë.
Pas Luftës së dytë Botërore, profesor Samiu së bashku me shumë të tjerë bashkëveprimtarë vendosën që të kundërshtojnë imponimin e detyruar ndërkombëtarë, që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë, si pasojë edhe u dënua me 13 vite burgim, duke u torturuar madje edhe në Goli Otog, Bileqë etj.
Ai ishte edhe ndër themeluesit e parë dhe kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, ndërsa dha kontribut edhe në Lëvizjen për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Ai arriti madje të ndiente gëzimin duke takuar edhe ushtarët e luftës së fundit në Kosovë, ushtarët e UÇK-së, të cilët e priten me gëzim në fshatrat Raushiq e Baran të Komunës së Pejës/Peja në Fokus