Në shtator 1968 në Pejë martohej qytetari Brahim Haziraj, krushqit e dasmes të të cilit kishin shkuar në Lipovicë të Hasit që ta marrin Fetije Halilajn si nuse.
Derisa ishin duke u kthyer për në Pejë, për shkak të rrezikut nga forcat e “milicisë”, e të cila në Deçan kishin tentuar t’ua merrnin flamurin, krushqit ishin detyruar që nga Raushiqi deri në Pejë ta dergojnë atë fshehurazi, duke përdorur rrugë dytësore.
Vlenë të theksohet se, qysh gjatë dasmës së kësaj familje, krushqit ua kishin caktuar emrat e fëmijëve, që do të lindnin të parët nga kjo martesë.
Emri i djalit do të ishte Flamur ndërsa i vajzes:Lirie, (kjo e fundit për kohë të konsiderueshme ishte gazetare në TV Dukagjini)/Peja në Fokus
(Fotot dhe shenimet e marra nga familja Haziraj|Artikuluar nga Naser Ferri).