Në vitin 2015 në rrugën “Elena Gjika” në Pejë do të hapej kafiteria e parë në këtë lagje, për të sjellur njëherit edhe modelin e parë londinez të bareve të formatit “Soho” në qytet, si diçka më ndryshe, si për nga enterieri ashtu edhe nga “lounge” menyja.
Ishte pejani Kastriot Halili-“Kacha”, ai i cili për 15 vite jetoi dhe punoi në Prishtinë, nga ku u inspirua që Pejës t’i ofronte një lokal me një enterier me karakteristik, meny më të pasur dhe interesante; nga ushqimet dhe pijet, ndërsa mision kishte sjelljen e një mentaliteti, se në një kafiteri të këtij modeli mund të konsumohet edhe ushqim, meze e pije të ndryshme, përveç konsumit të kafes.
Në këtë mision më pas atij iu bashkuan vëllai i tij, Gramozi dhe shoku i tyre Driton Mema.
Sot, këtë lokal karakteristik e bën të veçantë forma e enterierit, duke nisur nga shanku i zgjeruar i cili ndodhet në mes të lokalit, llojet e shumta e nga më të ndryshimet të pijeve dhe ushqimeve karkteristike.
Ndryshe, emri “Soho” është rrjet i barreve në mbarë botën, ndërsa thuhet se baza e këtij modeli buron nga një lagje e të pasurve ku ndodhet edhe një prej lokaleve të para të këtij formati.
Kacha, duke folur për Peja në Fokus konfirmon se në Sohon e Pejës sot punojnë një ekip prej së paku 15 personave, e kohë pas kohe organizohen edhe mbrëmje të bukura muzikore, si më DJ, ashtu edhe muzikë akustike, pop e rock.
Pronarët e vlerësojnë shumë arritjen e qëllimit për të sjellur një kulturë më ndryshe në Pejë, që kafiteria të përdoret jo vetëm për të pirë, por edhe për tu ushqyer si dhe argëtuar me lloje të ndryshme të zhandreve muzikore, organizime këto që ndodhin shpesh në këtë lokal, e që një gjë e tillë i ka munguar Pejës.
Soho e Pejës synon rritjen e punësimit të gjinisë femrore, si në kuzhinë ashtu edhe në shërbim./Peja në Fokus