“DEFTERDARI” – XHAMIA E PASHALLARËVE TË PEJËS

Xhamia e “Defterdarit” rradhitet në xhamitë më të vjetra në qytetin e Pejës dhe më gjerë, e ndërtuar në vitet 1570-1577, nga një “defterdar”, apo zyrtar ofiqarie i atëhershëm, i cili kishte shërbyer si mbledhës i shënimeve, apo regjistrimeve të atëhershëme, ndërsa objekti kishte shërbyer si zyrë ofiqarie për qytetin.

Ajo njihet edhe si xhamia e pashallarëve, pasiqë ata ishin mbledhur aty për takimet e tyre të rregullta.

Ajo gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në afërsi të vorrezave të “Kakariqit”, ndërsa hynë në rradhën e monumenteve të vjetra historike të trashëgimisë kulturore, jo vetëm për qytetin e Pejës, por edhe më gjerë.

Imami i kësaj xhamie, Mulla Sadik Hoxha, duke folur për Peja në Fokus konfirmon se në oborrin e saj numërohen rreth 50 vorreza, të periudhave të ndryshme kohore, ndërsa prej të vorrosurve në këtë truall ka edhe antarë të familjes së njohur Begolli nga Peja.

Sa i përket të së kaluarës, xhamia në përbërjen e saj ka pasur hajatin në hyrje, ndërsa në anën e djathtë kanë qenë të vendosura krojet për abdest, kurse për nga ana e brendshme e saj, ka pasur sallën e lutjeve, mahfilin, minberin dhe derën e hyrjes për në minare, e tavani ka qenë në formë tetë këndëshe.

Ndryshe, ky objekt historik e fetar në Pejë, që ndodhet në rrugën “Bajram Curri”, afër shkollës “Tetë Marsi”, është nën mbrotje, ndërsa në vitin 2008 projekti ka hyrë në Unesco-së, kohë kjo kurr kur filloi edhe të rindërtohet nga OJQ “Intersos”, duke u funancuar nga Qeveria italiane së bashku me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës.

Sot, xhamia është e hapur në të pesë kohën e rregullta të namazeve ditore, e frekuentuar nga banorët e lagjes dhe më gjerë./Peja në Fokus