Nga qyteti i Pejës çdo herë kanë dalur të rinjë që janë dalluar në profesione të ndryshme, si dhe kanë qenë të suksesshëm në punët e tyre, kjo pasi që ata e duan atë që e bëjnë, ndër të cilët është edhe 27 vjeçari Lindi Gjikolli, i cili vjen nga një familje e vjetër dhe e respektuar pejane.
Lindi ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ndërsa tani vijon studimet në nivelin master në po të njëjtin drejtim në Universitetin AAB.
Sa ipërket punës, Gjikolli aktualisht punon në portalin e lajmeve “Telegrafi.com”, në cilësinë e gazetarit dhe përkthyesit të lajmeve të ndryshme nga bota, për të cilin angazhim, ai për Peja në Fokus.net shprehet se i pëlqen mjaft shumë, pasi që ka mundësi të ushtroj profesionin e tij edhe si anglisht dashës.
Tutje, Lindi na tregon për aspiratat e tij, sikurse është ndarja e dijes së tij që ka mbi Gjuhën dhe Letësin Angleze me të tjerët, në çfarëdo mënyre, përderisa nga ana tjetër, I riu nga Peja është edhe një sport dashës mjaft i madh, e që dashurinë e tij e shpreh më së shumti tek klubi i basketbollit të qytetit, KB Peja, si klubi i zemrës.
Duke ditur se se sporti pejan prej filleve të para ka nxjerrë shume talent në çdo fushë të sportit, metheks tek xhudo dhe basketbolli, sipas të riut Gjikolli, Peja ka shumë talent me të cilët duhet punuar pa ndalë, edhe në më shumë fusha e disiplina, për të shtuar se Pejës i duhen më shumë investime në infrastrukturën sportive./Peja në Fokus
Peja në Fokus do të vazhdojë të sjellë edhe të tjerë personalitete, që në fokus kanë dashurinë e tyre për punën.