Veprimtari Riza Lluka lindi më 1943 ndërsa ndëroi jetë më 25 nëntor 2014 në Pejë.
Riza Lluka, ishte veprimtari i njohur pejan, që ishte simbol i zërit institucional të popullit të Kosovës, i cili në vitin 1989 iu kundërvu publikisht politikës shoviniste serbe, për keqjan e subjektivitetit shtetëtor të Kosovës.
-Lluka, më 28 mars 1989 në seancën e Kuvendit të Kosovës atëherë, në rrethana të shtetrrethimit ushtarak jugosllav, votoi kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, duke u bërë kështu zëri i qytetarëve të Pejës dhe Kosovës, për të mbrojtur dhe proklamuar mendimin dhe deklarimin e qytetarëve që përfaqësoi.
-Ai me votën e tij prej delegati bëri që përcaktimi i vërtetë i qytetarëve të Pejës të jetë kundër pranimit të legalizimit të okupimit të Kosovës nga Serbia, duke u parë dhe dëgjuar anë e kënd Kosovës, Jugosllavisë dhe botës. #Pejanefokus