NJË VJET PARTNERITET ME KLIMA SERVIS RONI

Klima Servis RONI është kompania për shitjen, montimin dhe servisimin e klimave dhe paisjeve të tjera elektronike shtepiake, e cila sot një vit i është bashkuar partneritetit me Peja në Fokus.
Redaksia e Peja në Fokus është pritur në selinë e kësaj kompanie, si dhe në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe partneritetin e përbashkët,  në shenjë simbolike i kemi ndarë një mirënjohje, të cilën e ka pranuar z.Bekim Kastrati, pronari i kësaj kompanie.
 
Sa për koincidencë, kompania Klima Servis Roni, me përvojë tregtare afër 40 vite në këtë lëmi, së fundmi ka zgjeruar biznesin e saj, duke hapur pikën e saj më të re edhe në territorin e Istogut, me lokacion përballë objektit të Komuna Istog.
FALEMINDERIT QË JENI PJESË E SUKSESIT TË Peja në Fokus 📃