“PAZARI I RI” quhet tregu i pemëve, perimeve, bylmetit si dhe të gjitha gjërave natyrale ushqimore, nga më të ndryshmet që i duhen një familje të një shtëpie, për të jetuar shëndetshëm.
Ky biznes, që nisi në dhjetor të vitit 2021 në rrugën “Papa Klimenti” pranë stacionit të autobusëve në Pejë, kohë kjo kur tregu përballej me sfidat e pandemisë duke sjellur një format të ri të shërbimit, nisi në formë ortakërie nga tre njerëz puntorë, Petrit Hysenaj, Lirim Nikqi dhe Leonard Mulliqaj, ndërsa aktualisht plotëson një vit të funksionimit dhe ekzistencës në tregun kosovar.
Që nga dita e parë e punës, “Pazari i Ri” ishte partner tek portali “Peja në Fokus”, andaj ne si redaksi kemi vlerësuar që në shenjë falënderimi për pkëtë partneritet të ndajmë mirënjohje, të cilën e ka pranuar drejtuesi i biznesit në fjalë, z.Petrit Hysenaj./Peja në Fokus