Brendi numër 1 i orëve sportive “Fitbit”, tashmë po distribuohet në tregun kosovar dhe atë maqedon, e atë po e bën shtëpia e brendeve të teknologjisë Metron nga Peja.
Këtë ekskluzivisht për Peja në Fokus e ka konfirmuar drejtori gjeneral i saj, Mentor Sahiti, i cili thotë:”Po, pasi që çdo ditë i sjellim tregut kosovar produkte inovative si dhe brende të njohura mirë ndërkombtarisht, kjo është falë konsumatorëve dhe partnerëve tonë në mbarë Kosovën”.
Ndryshe, siç dihet Kompania “Metron”, me bazën e saj në Pejë është lider në tregun kosovar për produkte teknologjike në përgjithësi, si dhe ato aksesore në veçanti, kurse Fitbit është i pozicionuar në shitjet globale, së fundmi Google bleu Fitbit-in.
Nga ana tjetër, brendi Fitbit praktikisht shpiku byzylykët sportive dhe orët inteligjente, aplikimi i tyre është ndërfaqja më e mirë gjurmuese në botë, dhe të vetmet kanë një ritëm konstant të pulsit, të gjitha markat e tjera matin rrahjet e zemrës çdo 5-6 sekonda, dhe midis intervaleve krijon artificialisht vetë softuerin.
Çfarë do të përfitojnë konsumatorët nga Brendi Fitbit?
Me Fitbit, leximet janë konstante dhe fazat e gjumit janë të sakta dhe është e mundur të monitorohen me saktësi lëkundjet e rrahjeve të zemrës së përdoruesit.
Peja në Fokus në bashkëpunim me Metron do të ju mbajnë të informuar me produktet e këtij brendi, e rikujtojmë se moto e kësaj kompanie është: #Metron ku cilësia dhe korrektësia janë standard.
Distributor për Kosovë dhe Maqedoni www.metron-ks.com