Kush do të thoshte se Peja, në periudhën e pasluftës do të bëhej qendër ku do të veprojnë bizneset më të njohura në Kosovë – E që në Pejë do të veproj një kompani e cila ka brendet më të njohura të produkteve të teknologjisë, si “METRON”, as që mund të imagjinohej.
Tash e një vit kjo kompani është ndër partneret kryesore tek portali Peja në Fokus.
Kuptimi i akronimit të kompanisë “METRON”, drejtor gjeneral i së cilës është afaristi Mentor Sahiti, fshihet tek emri i djaloshit të familjes Sahiti, Meflorit, dhe nocionit “Electronic”, pra:Meflor Electronic, shkurtesa e së cilës rezulton si:”METRON”.
Krahas pjesmarrjes së kësaj kompanie me produktet e saj në tregun e Kosovës, duke përfaqësuar brendet e njohura teknologjike, Metron ka shtrirje edhe në Maqedoninë Veriore, me emrin tregtar “Metron Makedonia”.
Në shenjë falënderimi për partneritetin, redaksia e portalit tonë ka ndarë mirënjohje, të cilën e ka pranuar z.Sahiti./Peja në Fokus