Klinika dentare “MEDIDENT” funksionon që nga viti 1997 në qytetin e Pejës, e cila mision të vetin së bashku me kujdesin maksimal në shërbimet ndaj pacientëve, ka edhe inkuadrimin e profesionistëve të rinj të doktorëve stomatolog, në kuadër të ekipit të saj, si dhe përpjekjet e pandalshme për sensibilizimin e gjeneratave, në raport me kujdesin oral.
Kjo klinikë elitare, shërbimin ndaj pacientëve, e mbështet në punën profesionale me një ekip profesionistësh të stomatologjisë, më në krye me:
Dr.Spec.Lendita Islami Nallbani – Kirurge Orale,
Dr.Faton Loci,
Dr.Spec.Miranda Mahmuti – Specialiste e Protetikes,
Dr.Agon Loci,
Dr.Olta Kastrati,
Dr.Fjolla Kelmendi,
Dr.Muharrem Thaqi.
Klinika Dentare “Medident”, krahas edukimit, arsimimit, e hulumtimit për shtrirjen e komunitetit stomatologjik, për të gjithë klientët e saj ofron një kujdes shembullor të shëndetit oral, me shërbimet si:
-Kirurgji orale,
-Implantologji,
-Paradontologji,
-Protetikë,
-Veneer,
-Dentistri restorative,
-Endodonci,
-Ortodonci.
Klinika aktuakisht veprimtarinë e saj e ushtron në katin e dytë të objektit të Qendrës Tregtare Elkos Center në Pejë, ndërsa për terminet e pacientëve të saj ka në dispozicion edhe:
Numërin kontaktues: +383 49 272 803.
ME “MEDIDENT” DHËMBI JUAJ DO TË JETOJË PËRMANENT.
/Peja në Fokus