MERCEDESI – NDËR VETURAT E PARA NË PEJË

Tregtari i pasur pejan Jonuz Belegu thuhet se kishte sjellë veturen e parë të tipit Mercedes në Pejë, nelë vitet e tridhjeta të shekullit XX.

Belegu ishte tregtar i suksesshem me tekstil dhe njëherit pronar i kinemasë së parë në Pejë (Kino “Rad”, tash kino-teatri “Jusuf Gervalla”) dhe i njëres nga shtëpitë më moderne të asaj kohe ne lagjen tek “Varret e Gjata” (sot aty gjendet restauranti “Art Designe” i Vedat Belegut).

Në mars te vitit 1945 Jonuzi bashkë me shumë tregtarë, pjesëtarë të familjes Mahmutbegolli dhe pasanikë të tjerë pejanë u shpallën “profiterë të luftës” dhe “armiq të popullit” dhe u pushkatuan nga komunistët ne Tabje të Pejës (mbi gjimnaz).

Belegu la pas veti djemtë Esatin e Xhevatin dhe vajzat Myzaferen, Serveten e Ferken.

Në foto: Rrobaqepësi i nderuar pejan Qemal Ferri, nip i Jakup Ferrit dhe (mik i familjes Belegu) dhe i biri i vogel i Jonuz Belegut, Xhevati pranë veturës së parë në Pejë. Janar i vitit 1940.|Naser Ferri|