Se një objekt i ndërtuar shekuj më parë, që bën pjesë në monumentet e trashëgimisë kulturore, frekuentohet edhe sot e kësaj dite, kjo ngjanë në qendër të Pejës.
Në rrugën “Bajram Kelmendi”, ngjitas me objektin e urgjencës së qytetit në Pejë ndodhet xhamia e cila bartë emrin “Tahtali”, që sipas gojëdhënave dikur përbëhej tërësisht nga druri, si rezultat i kuptimit të së cilës e morri edhe emrin, duke u bërë më pas pjesë e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore.
Sipas Imamit të saj, Mulla Shemsedin Zeqaj, objekti konsiderohet të jetë ndërtuar në vitin 1777.
Ndryshe, kjo xhami sot qëndron e hapur për të pesë namazet ditore si dhe aktivitetet e tjera të mësim besimit.|Pejanefokus