Peja dhe “Seleksioni 039”

Ansambli Vokalo-Instrumental i rokut “Seleksioni 039” nga Peja shquhet si ndër grupet e para kosovare të këtij zhandri, përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.

Antarët e këtij grupi të artit të muzikës rok ishin:Ardian Rusta, Gultekin Valla(Guli), Gëzim Hasku(Geza), Nehat Kollçaku, e me theks të veçantë Eduard Meraku – i njohur si: “Edi King”, i cili ndërroi jetë më 13 janar 2022, në moshën 64 vjeçare, duke qenë njëri prej themeluesve të këtij seleksioni muzikor.

“Kingu” padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.

Pa harruar se pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe:Fatmir Karagjyzi, Ilir Bajri, Besim Gashi(Babuka) si dhe Deniza Begolli.

“Seleksioni 039” ishte i njohur për hitet e siç janë:“Më jep rast”, “Tre të humbur në magji”, “Harro princin”, “Treni i fundit”, “Jeta”, “Satana ime”, “Nuk i dua retë”, “Dashuria”, “ABC” etj. |Peja në Fokus|