Rrugëtimi i furbollistit Mensur Durakut – “Mensi” prapa topit të futbollit nisë nga fotofrafija e më poshtmd – kur ai u bë pjesë e ekipit të juniorëve të Shkollës fillore “Xhemail Kada”, përkrahë edukatorëve si, Xhevdet Myftari, Sabajdin Xhana dhe Ilir Veseli, së bashku me shokët, për t’u shquar si një nxënës që edhe “ikjet” nga orët e mësimit mund t’i arsyetoheshin për shkak të talentit në përfaqësimin e dinjitetshëm të shkollës, në arenat e futbollit të shkollave.
Është më lehtë të themi se këtu po bëjmë fjalë “Mensin”, sepse po t’a prezentojmë Mensur Durakun me emrin e tij të plotë, mund të mos jetë aq i njohur, por shkurtesa e tij asocion me emrin si”Mensi” apo “Leonel Messi” i Pejës, që rrugëtoi në ekipet si:Kf “Shqiponja”, Kf “Besa”, Kf “Vllaznimi”, Kf “Sutjesa” e Kf “Çeliku” në Nikshiq, për të vazhduar ne Kf “Besa” e Kavajes së Shqiperisë, oër t’u kthyer tek Kf “Dukagjini”, e Kf “Istogu”, e Kf “Deqani”, e vazhdoi tek Kf “Onix”, e në pas Kf “Barani” e aktualisht si futbollist i Kf “Dardania”.
Por, ajo që veçon Messin e Pejës nuk është veç talenti i një futbollisti, por edhe dashuria për ekipet nëpër të cilat ka kaluar, por me theks të veçantë dëshira e tij që ekipi i Besës së Pejës, ku ai kaloi hiç më pak se 15 vite karriere, të rikthehet në formën e kampionit të vërtetë, nga ku vërehet nostalgjia e tij për “dashurinë e parë”.
Përndryshe, ky talent, aftësitë e tij përveç se i’a shfaqë publikut, ai ato po i ka ndarë edhe tek grupmoshat e reja, duke qenë trainer i gjeneratave “U11”, “U13” dhe “U15”.
|www.pejanefokus.net|