Në vitin 2012 një grup të rinjësh pejanë, pas trajnimeve të përfunduara me sukses në sektorin e gazetarisë, në Qendrën Rinore “ZOOM”, të financuara nga Trantino me Ballkanin, OJQ Syri i Vizionit etj, themeluan organizaten joqeveritare “Euro Peja Information”(EPI), e cila funksionon edhe sot, ndërsa si produkt i saj ishte portali informativ “Peja Info”.
Kjo platformë funksionoi mbi një vit, ndërsa pasi që grupi u reformua, ndryshoi edhe emri i projektit në “Euro Peja”, në emër të të cilës u hap edhe ky fanpage, për të lindur më pas në 2016 projekti “Peja në Fokus”, e cila sot është dritare e besueshme informuese, orientuese dhe promovuese, me theks të veçantë referencë për territorin e Pejës, për njerëzit e të gjitha vendeve si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
Sot, kur po flasim, organizata Euro Peja Information, ka produktet e saj të plarformave të informimit online: ”
Peja në Fokus”, “Punesohu ne Pejë”, si dhe “Tregu Online Peje”, ka edhe zyrën e saj në katin e parë Qendrën Tregtare “Burma” në qytetin e Pejës.
|www.pejanefokus.net|