Premiera e filmit më të ri “Adnan Kafazi” që ka nisur të shfaqet nga 2 shkurti 2023 do të vazhdojë të shfaqet çdo ditë në kinemat funksionale të Kosovës, por jo edhe në Pejë.
-Këtë për Peja në Fokus e ka konfirmuar producenti dhe aktori Besart Sllamniku, sipas të cilit Peja nuk ka kinema funksionale, në kuptimin e infrastruktures së nevojshme, e cila i plotëson kushtet për transmetimin e filmit.
-E lidhur me këtë, Peja në Fokus ka tentuar të marrë përgjigjje edhe nga organizata “Anibar”, e cila menaxhon me kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë, por nuk kemi marrë përgjigje.
Ndryshe, pejanët premierën e projektit më të ri filmik “Adnan Kafazi”, me artistët më të mirë kosovarë, përfshirë edhe ata nga Peja, mund ta shohin në kinematë më të afërta, siç janë: Cineplexx dhe Cinemarine në Prizren, kino “Hyrije Hana” GJAKOVË, kurse së shpejti filmi do të debutojë edhe jashtë kufijve të Kosovës.
|www.pejanefokus.net|