Peja me 50 profesionistë të rinj në video-editim

Pejës i janë shtuar rreth 50 profesionistë të rinj në fushën e editimit të videove, pas 200 orëve në kuadër të trajnimeve që po mbahen në hapësirat e Universitetit publik, “Haxhi Zeka” në këtë qytet.

Së fundmi janë certefikuar edhe grupi i dytë i të trajnuarve, numëri i të cilëve është rreth 20-të, ndërsa ata patën rastin që të përfitojnë nga trajnerët e kësaj fushe.

Ky projekt që ka nisur nga shtatori i vitit 2022 në Pejë, po realizohet nga Next Gen Netëorks Institute mundësohet nga Programi YOU i cili është pjesë e KODE Project që implementohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore.

E sipas Fjolla Çavollit, përfaqësuese e këtij projekti, ky trajnim kandidateve ju ndihmon që të kenë sukses në punën e tyre, si dhe aftësitë e buta ndërpersonale dhe të sjelljes që ju ndihmojnë në punonën e tyre me njerëz të tjerë si dhe zhvillimin në karrierë, të cilat janë të të zbatueshme në të gjithë industritë dhe për çdo profesion.

Vlenë të theksohet se në dhjetor të vitit që lam pas u realizua edhe ceremonia e çertifikimit për trajnimin për grupin e pare, i cili po ashtu numëronte rreth 20 të çertefikuar, të cilët kanë përfunduar rrugëtimin e tyre dhe tani janë të gatshëm për tregun e punës.

Ndryshe, organizata NGN ditë më parë nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Pejës, e që kjo e fundit  pritet të ndihmoj me promovim dhe përkrahje logjistike të trajnimeve dhe aktiviteteve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e teknologjisë informative./Pejanefokus.net