Si, pse dhe ku u vra patrioti Haxhi Zeka nga Peja?

Haxhi Zeka, një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, u vra më 21 shkurt 1902, duke mos pasur një vdekje të zakonshme, por përfundimi i tij ishte tragjik

Ai transmetohet se u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

Lokacioni te Ura e Gurit dikur në Pejë

Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, të mbajtur në vitin 1889.

Adem Mehmet Zajmi 

Rreth vrasjes dhe vrasësit të Haxhi Zekës

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika të kohë shkruajnë se Adem Mehmet Zajmi e vrau i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës.

Ademi thuhet se ishte një kuisling dhe kapiten i xhandermerisë turke në Pejë që, bashkë me Rako Simiçin dhe Pero Ristiçin nga Novosella e Pejës, shkuan në Beograd.

Siç del nga burimet serbe, në Beograd Adem Zajmi, duket se kishte marrë atëherë si detyrë ta vriste Haxhi Zekën.

Me organizimin e vrasjes së Haxhi Zekës nga banda e Adem Zajmit, qarqet sunduese të Serbisë menduan të arrinin përnjehërë dy objektiva:

1 – Zhdukjen fizike të Haxhi Zekës, ideatorit të Shqipërise të Bashkuar e të çliruar nga sundimi i huaj;

2 – Të nxitnin luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë, e cila do të fillonte midis Krasniqës së Haxhi Zekës dhe Shalës së Adem Zajmit.

Varri i patriotit Haxhi Zeka nga Peja ndodhet në oborrin e xhamisë së çarshisë në Pejë/Pejanefokus.net