Sipas kalendarit Islam, më 23 mars 2023 do të jetë dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Besimtarët në Kosovë, sipas kohë-matësit në këtë vit do të agjerojnë rreth 14 orë, nga Imsaku deri në kohën e Iftarit.
Dita e parë e muajit Ramazan, i cili në këtë vit do t’i ketë 29 ditë, i bie të jetë e enjtja ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë e premtja më 21 prill 2023.
Në parim, agjërimi i muajit Ramazan për besimtarët e besimit Islam përcaktohet si obligim i porositur sipas Kur’anit:
“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [Kur’ani: Bekare: 183]
Ky muaj dallohet më së shumti për agjërimin, një adhurim që formalisht manifestohet duke abstenuar nga ushqimi dhe pija dhe thelbësisht duke u larguar nga çdo gjë që Zoti i madhëruar nuk e do dhe nuk e pëlqen.
Synim tjetër i agjërimit është edhe përsosja morale e etike, ngase sipas fesë, morali është reflektimi i besimit. |Pejanefokus.net