Në këtë fotografi janë mjeshtri i njohur i picave, Llesh Kolgjeraj që zanatin e trashëgoi nga babai i tij, si dhe djali i tij Gjoni, i cili e ka trashëguar emrin e gjyshit.
E, Gjoni, babai i Lleshit në këtë rast, ishte furrëtari që vinte nga fshati Zym i Hasit i cili në vitin 1966 kishte biznesin e tij – furrën e bukëve tek “Çarshi-Xhamia” në qytetin e Pejës.
Lleshi i cili zanatin e trashëgoi nga i ati, shkoi në Itali më 1982, për të sjellur vetëm 4 vite më pas, më 1986 picën e parë në qytetin e Pejës.
Sot kur po flasim, në qendër të qytetit të Pejës, në anën tjetër të sheshit në një kënd të veçantë funksionon biznesi “Primapizza – Te Lleshi”, nga ku po vazhdojnë që zanatin e gatimit të picave ta përvetësojnë edhe shume gjenerata të tjera.|www.pejanefokus.net