Për portalin Peja në Fokus: Veton Mujaj – Drejtor i Organizatës Joqeveritare “Syri i Vizionit” në Pejë
Duke e parë Pejën si një qytet që në zhvillim e sipër të jetë e koncentruar në zhvillimin e turizmit, si dhe turistët që vizitojnë gjithnjë e më shumë Pejën, atëherë është e palogjikshme që Peja të mbyllet të dielave.
Punonjësve në sektorin privat sigurisht se në të giitha aspektet është duke ju cenuar e drejta, sidomos me punën e tyre, që ata po e bëjnë gjatë ditëve të vikendit.
Por kjo do të duhej të rregullohej njëherë e mirë, nga ligji e shteti sidomos, për atë që punojnë të shtunave dhe të dielave; duhet të shiqohet mirë se sa janë të stimuluar që ata ta bëjnë këtë./Pejanefokus