Komuna e Pejës, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale si dhe Ligjin për Tregti të Brendshme, rrjedhimisht sipas Statutit të saj, në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor 2022 miartoi Rregulloren për Orarin e Punës së Veprimtarive Ekonomike të cilat veprojnë në kuadër të territorin e saj, e cila përmbanë Dispozitat e përgjithshme, duke u bazuar në 27 nene.
Gjithashtu, sipas kësaj rregulloreje, si akt juridik komunal, përcaktohen edhe detyrat dhe obligimet e pronarëve dhe përsonave përgjegjës të shoqërive tregtare, inspektimin dhe masat ndëshkimore.
Kjo rregullore, me vendimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në kuadër të Komunës së Pejës, hyri në zbatim nga data 1shkurt 2023, për të konfirmuar këtë për Pejë në Fokus edhe Nasret Hajrizi – Drejtor i këtij drejtorati komunal, për të pasur jetëgjatësi vetëm deri më 28 shkurt 2023, atëherë kur Kuvendi Komunal i Pejës, më 23 vota pro nga 35 sosh u pezullua zbatimi saj.
Sipas kryesuesit të këtij kuvendi, Rexhep Kurtbogaj, propozimi për pezullimin e kësaj rregulloreje në Kuvendin e Komunës së Pejës erdhi në votim nga ekzekutivi(qeveria komunale), me arsyetimin se bizneset po e shohin si pengesë zbatueshmërinë e saj.
Me këtë rast reagime pati edhe nga vet asamblistët pejan, sikurse janë Drin Veselaj nga AAK, Berat Ganiqi e Bujar Agusholli nga LVV, Nezir Jahmurataj nga Lista GUXO, si dhe nga partitë në pushtet, siç janë Sadri Berisha LDK, si dhe Rajan Arapi nga PDK, që e përkrahën pezullimin e këtij akti, sipas të cilëve rregullorja nuk i plotëson kushtet për zbatueshmëri.
Me këtë votim rezulton se kjo rregullore pezullohet së zbatuari në praktik, deri në një vendim tjetër të mundshëm, ndërsa një veprim i tillë bën që puntorët e sektorit privat t’i rikthehen punës së rregullt edhe gjatë vikendeve, si dhe rrjedhimisht edhe në festat zyrtare./Pejanefokus