Rron Bala nga Peja që në kohën kur ngjau masakra e lagjes “Dardania”, të këtij qyteti kishte vetëm katër vjet jete, ak ishte i vetmi që kishte shpëtuar, duke u fshehur nën batanijen e gjyshes së tij, Mahijes.
Motrat e Rronit, Rina 6 vjeçare dhe Nita 5 vjeçare së bashku me nënën Vjollcën u vranë me breshëri plumbash në ambient familjar, e më pas ia morën dhe masakruan babain e tij, Musaun.
“Unë kam qenë mbas shpinës së nënës tu u mshef. Edhe njëherë e kanë marrë nanën, ia kanë marrë krejt dukatin që e ka pasur edhe e kanë kthy prapa. Mandej ia kanë nisë armët me kërsit, më pas mua, ose më ka rënë të fikët ne ato momente, ose jam ra në gjumë, këtë veç Zoti e dinë, por me kujtohet që kam hy edhe ndër plaf(batanije) tek gjyshja. Pas një kohe, as vet nuk e di se sa, jam këndellë, edhe kam ecë mbi trupat e të vdekurve, kam rënë poshtë prej kauçëve, kur për një moment ndalem edhe i shohë krejt të vdekur. E mbajë në mend se motra e vogël, Nita ende ka qenë gjallë, ajo nuk ka vdekur menjëherë”, ka rrëfyer Rroni për Peja në Fokus.
Rroni, që sot është 28 vjeçar, master në Gjuhën Angleze, dhe i martuar, punon në një fabrikë në sektorin privat.|Pejanefokus.net