Peja është njëra prej përfitueseve nga fondi IPA, i ndarë prej 7.2 milion eurove për 4 komunat kosovare nga Bashkimi Evropian për bashkëpunimin e zonës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Së bashku me Pejën përfituese nga ky fond prej 7.2 milionëve në projekte të ndryshme ishin edhe Gjakova, Deçani e Klina, me qëllim përmirësimi të standardeve dhe cilësinë e jetës së njerëzve në këtë zonë nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisor.
Falë projektit të parë, Peja dhe Gucia kanë zhvilluar një shteg kulturor të qytetit dhe një shteg të përbashkët malor.
Gjithashtu janë bërë ndërhyje në Muzeun e Pejës, është bërë inventarizimi i objekteve me rëndësi kulturore, janë vendosur tabela informuese në të dy komunat ndërsa është ngritur pika informative në komunën e Gucisë.
Në projektin për Bjeshkët e Nemuna, janë krijuar 332 km shtigje për ecje, çiklizëm dhe shtigje tematike.
Janë vendosur dhjetëra vendparkime për biçikleta në anën e Kosovës dhe Malit të Zi.
Po ashtu, janë organizuar panaire ndërkufitare për promovimin e turizmit në natyrë.
Janë prodhuar broshura të detajuara dhe harta për shtigje.
Po ashtu, janë përmirësuar shërbime online për më shumë se 150 ofrues të shërbimeve të udhëtimit | Pejanefokus