Prezentojmë disa nga “tabakët” e Pejës

Siç kemi prezentuar në artikujt e kaluar në portalin Peja në Fokus, zejtarët e tabakëve kanë prodhuar, përpunuar dhe i kanë fisnikëruar e të gjitha llojeve të lëkurave, që kanë shërby edhe si lëndë e parë në degë të tjera të ekonomisë dhe të zejtarisë.

Lidhur me zejen e tabakëve, më poshtë sjellim disa nga emrat e tabakëve dhe disa nga familjet e dalluara që kanë ushtruar këtë zeje në Pejë.

-Haxhi Ajdin Bukleta, Nimon Bukleta, Shuqri Bukleta, Ragip Bukleta, Haxhi Bukleta, VehbiBukleta, pastaj Riza Tigani, Cufë Loci, Ramiz Loci, Canë Loci, Abdullah Loci, Kahreman Loci dhe MuhametLoci.

-Si familje tabakësh në Pejë ka qenë e njohur edhe familja Ruli,si: Mujan Ruli, Riza Ruli, Isa Ruli, Hysen Ruli dheQazim Ruli.

-Po ashtu, edhe Ramë Gruda ka qenë tabak i dalluar, por asnjë nga djemtë e tij, nuk i janë përkushtuar zejes së tabakëve, por kanë mbaruar studime dhe janë bërë intelektualë të dalluar, që i kanë kontribuar shoqërisëdhe vendit për të ecur drejtë zhvillimit dhe integrimit në rrjedhat civilizuese.

-Nga familja Gruda, me zejen e tabakëve është marrë edhe, Abdullah (Aba) Gruda, pastaj Sabri Prizreni, Salih Teslica, Sabri Teslica, Fejzullah Teslica, Hamdi Bala, Selim Kollçaku, MahmutBajrami, Idriz Bajrami, Arif Laha, Mustafë Kadusha e shumë të tjerë.

-Duke pasur për bazë rëndësinë e kësaj zeje me përfitim të madh dhe me rëndësi të veçantë shoqërore, për tu masivizuar gjithnjë e më shumë ky zanat, respektivisht përpunimi i lëkurave, në vitin 1944, në Pejë themelohet Kooperativa e Parë e Tabakëve dhe si e tillë vazhdon së vepruari deri në shuarjen e kësaj zeje.

-Njëherësh,Kooperativa e Tabakëve të Pejës ishte edhe kooperativa e parë e zejtarëve pejanë.(Marr nga Monografia e Tabakeve te Pejes – Sejdi Berisha).

|www.pejanefokus.net|