Ishte 9 dhjetori i vitit 1999 koha kur agjëruesi dhe besimtari i devotshëm Rashid Gorani nga Peja, që nuk la namaz dhe Ramazan që t’i ikte, vendosi ta jetësonte traditën familjare: sinjalizimi i hyrjes së iftarit përmes buçimës së topit.
Topi tashmë i kondensuar dhe i dëmtuar rëndë, po dërgohej në një pjesë periferike të qytetit, që njihet si Tabje.
Duke qenë agjerueshëm, me abdes, në ditë xhumaje, Rashidi e përgatit topin për ta dhënë lajmin e parë se erdhi iftari i parë në liri, tregoi vite më parë për Telegrafin, i biri i tij.
Por, buçima e topit të vjetër me shumë se 50 vite, bëhet shkaktar që ai të ndërrojë jetë tragjikisht.
Familjarët tregojnë se në xhepin e tij kishin gjetur dy hurme më të cilat Rashidi 68-vjeçar duhej ta çelte iftarin. |Pejanefokus