A PO SHTYPET “SHTYPI”?

Shtypi i Lirë konsiderohet si dritarja që shërben për të zbuluar abuzimet e të drejtave të njeriut, ai përbën lirinë e shprehjes, andaj në kuadër të kësaj lirie, mediat dhe gazetarët kanë përgjegjësitë e tyre.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Simboli i presionit ndaj fjalës dhe raportimit të lirë.

Vlenë të përkendet fakti se vetëm gjatë vitit 2008r janë vrarë 60 gazetarë dhe punëtor të medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme tjera kundër punëtorëve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet me të drejtë se e dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.