Pas një dekade titulli në Pejë

Peja është kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

Klubi pejan fitoi finalen e fundit ndaj Trepçës me rezultatin 91:93, në ndeshjen e pestë të serisë finale me rezultat 2:3 në ndeshje.

MVP i ndeshjes u shpall Jalen Tate.

Pas 10 vitesh pritje, pejanët më në fund u kurorëzuan me titullin kampion, kurse ishte një ndeshje spektakolare, që nuk mjaftuan katër çerekët për ta përcaktuar fituesin, e aty, më të mirë u treguan mysafirët që triumfuan në fund, ishte Waldow që realizoi pikët më të rëndësishme të sezonit.

Sport/Peja në Fokus